Ruhani: Irani përveç Amerikës dhe regjimit sionist, nuk ka armiq tjerë
Presidenti i RII duke thënë se sot Irani nuk ka armiqësi përpos SHBA dhe regjimit sionist, ka shtuar: Republika Islamike e Iranit do t'i tejkalojë armiqësitë me solidaritet.
Hasan Ruhani të shtunën në Festivalin e 14-të kombëtar martiri Rexhai në Teheran, duke thënë se populli iranian nuk do t'i nënshtrohet kurrë presionit të SHBA, ka shtuar: Populli iranian nuk do të ketë kurrë frikë nga presioni i një grupi të ri qeverisës në Shtëpinë e Bardhë, ku nuk e dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që janë të përfshirë në armiqësi me të gjithë botës. Ruhani ka shtuar: "Një grup i ri që është vendosur në Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm me shtetin e Republikës Islamike të Iranit por edhe me miqtë e vjetër dhe tradicional të Amerikës, ka hyrë në konflikte serioze. Amerikanët nga njëra anë po ushtrojnë presion mbi popullin iranian dhe nga ana tjetër në mënyra të ndryshme dërgojnë mesazhe për negociata. Amerikanët kanë sjellje të dyanshme dhe hipokrite dhe sot po zhvillohet një luftë ekonomike dhe propagandistike".