Gjeneral Selami: Irani nuk do të përkulet përballë armiqve të tij
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare të Iranit ka thënë: Populli iranian është i fuqishëm dhe i pavarur dhe nuk do të nënshtrohet përballë asnjë fuqie.
Gjeneral Husein Selami ka shtuar: Historia 40-vjeçare e Revolucionit Islamik dëshmon se gjatë gjithë këtyre viteve, populli i madh i Iranit ka mundur armiqtë në skena të ndryshme dhe ka ruajtur pavarësinë e saj. Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare të Iranit duke thënë se Irani po vëzhgon sjelljet ushtarake të SHBA, ka shtuar: Opsioni i luftës kundër Iranit është përjashtuar, pasi Amerika, përveçse nuk ka kushte politike për luftë, asnjë vend nuk përkrah Uashingtonin sa i përket kësaj çështjeje. Ai ndër të tjera përmendi sulmin raketor ndaj bazës së krerëve të grupeve terroriste në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe tha: Nëse armiqtë duan të ndërmarrin ndonjë veprim kundër Republikës Islamike të Iranit, përgjigjja e Iranit do të jetë dërmuese.