Boruxheridi: Terroristët në Idlib duhet t'i dorëzojnë armët
Kryetari i komisionit për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se spastrimi i provincës Idlib në mënyrë të plotë nga terroristët është një nevojë serioze dhe duhet të vendoset siguria e qëndrueshme në këtë rajon.
Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare në Parlamentin Islamik të Iranit, në një prononcim për media tha: "Idlib si një rajon i rëndësishëm në Siri, duhet që sa më shpejtë të spastrohet nga terroristët në mënyrë që populli i Sirisë dhe të shpërngulurit të cilët për disa vite janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, të kthehen në vendbanimet e veta. Popullata në rajonin e Idlibit duhet të lirohet nga e keqja e terroristëve. Terroristët me mbështetjen e aleatëve të tyre po shfrytëzojnë popullatën civile si mburojë njerëzore ndërsa amerikanët po bëjnë përpjekje me të gjithë propagandën dhe gënjeshtrat e tyre për sulme të mundshme kimike, vetëm e vetëm që ky rajon të mbetet nën kontrollin e terroristëve".