Ruhani: Ndalimi i Iranit në shitjen e naftës nuk mund të realizohet
Duke folur për përpjekjet amerikane për të përjashtuar Iranin nga shitja e naftës, presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: Qëllimi që amerikanët kanë për të privuar Iranin nga shitjet e naftës jo vetëm që nuk është i pamundur, por do të jetë edhe shumë i rrezikshëm.
Hasan Ruhani tha të hënën në një takim me drejtues të lartë të mediave amerikane në Nju Jork se presidenti i SHBA Donald Tramp duhet të korrigjojë veprimet e tij të gabuara kundër popullit iranian dhe shtoi: Trump pa asnjë arsye është tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe populli iranian është ndaluar dhe kërcënuar pa asnjë arsye dhe gjithashtu ndërhyn në punët e brendshme të Iranit, prandaj është e nevojshme të kompensohen këto masa të rreme sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sanksionet ndaj popullit iranian nga Shtetet e Bashkuara janë të paligjshme dhe të egra dhe sanksionet ndikojnë në gjykimet e popullit iranian ndaj qeverisë amerikane dhe nuk është e paarsyeshme që sloganet masive të popullit iranian kundër qeverisë amerikane janë bërë më urgjente se kurrë më parë. Duke iu referuar propozimit amerikan për të negociuar me Iranin, Ruhani theksoi: "Nëse një ditë Shtetet e Bashkuara me sinqeritet kërkojnë të korrigjojnë dhe përmirësojnë kushtet, atëherë Irani do të vendosë për negocim". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me rolin e disa vendeve në sulmin terrorist në Ahvaz (në jugperëndim të Iranit) tha: Që nga fillimi i Revolucionit Islamik, amerikanët vazhdimisht kanë mbështetur grupet terroriste anti-iraniane.