Shkatërrimi i një grupi terrorist në juglindje të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81542-shkatërrimi_i_një_grupi_terrorist_në_juglindje_të_iranit
Trupat e Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit në një operacion të suksesshëm në Saravan, Provincën Sistan-Baluchistan, në juglindje të Iranit, shkatërruan një grup terrorist, duke vrarë katër pjesëtarë të këtij grupi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 28, 2018 20:55 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i një grupi terrorist në juglindje të Iranit

Trupat e Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit në një operacion të suksesshëm në Saravan, Provincën Sistan-Baluchistan, në juglindje të Iranit, shkatërruan një grup terrorist, duke vrarë katër pjesëtarë të këtij grupi.

Në këtë operacion, një grup terrorist që po planifikonte të sulmonte vendet kufitare të Republikës Islamike të Iranit nga territori i një vendi fqinj, u shkatërrua nga inteligjenca e Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit në zonën kufitare Saravan të premten në mëngjes. Në operacionet e suksesshme të Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit po ashtu u martirizuan 2 terroristë dhe disa të tjerë janë arratisur në thellësi të vendit fqinj. Në një deklaratë të Gardës Revolucionare të Iranit thuhet: Kjo bazë dhe forca të tjera të sigurisë, të inteligjencës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të Republikës Islamike të Iranit janë vigjilente ndaj të gjitha lëvizjeve të grupeve terroriste dhe elementet mercenare të angazhuara nga agjencitë e huaja të inteligjencës që duan të kërcënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e popullit iranian.