Irani bën thirrje për bashkëpunim kundër sjelljes së ashpër të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81838-irani_bën_thirrje_për_bashkëpunim_kundër_sjelljes_së_ashpër_të_shba
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani në një takim me shefin e Dumës së Federatës Ruse, Viacheslav Volodin, bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha vendeve kundër sjelljes së ashpër të SHBA-ve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2018 16:41 Europe/Tirane
  • Irani bën thirrje për bashkëpunim kundër sjelljes së ashpër të SHBA

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani në një takim me shefin e Dumës së Federatës Ruse, Viacheslav Volodin, bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha vendeve kundër sjelljes së ashpër të SHBA-ve.

Takimi u zhvillua në margjinat e Takimit të Tretë të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Euroazisë që filloi të hënën në Antalia. Larijani tha se ndryshime të mëdha janë shfaqur kohët e fundit në nivel botëror, ku më e rëndësishmja është sjellja e ashpër dhe problematike e SHBA, gjë që krijoi vështirësi për të gjitha shtetet dhe si rrjedhim ekziston nevoja për bashkëpunim gjithëpërfshirës të të gjitha vendeve. Ai e përshkroi të kënaqshëm bashkëpunimin dypalësh midis Iranit dhe Rusisë dhe tha se bashkëpunimi bankar dhe i naftës midis dy vendeve po zgjerohet. Kryetari i Dumëws së Rusisë, Viacheslav Volodin, e quajti Iranin një shtet të rëndësishëm për bashkëpunim të ndërsjellë me Rusinë dhe nënvizoi zgjerimin e marrëdhënieve parlamentare. Ai tha se bashkëpunimi midis parlamenteve të shteteve anëtare të Euroazisë po forcohet. Takimi 3-ditor Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Euroazisë do të mbahet me pjesëmarrjen e 20 kryetarëve të parlamenteve dhe 17 delegacioneve parlamentare nga 18 vende aziatike dhe evropiane.