Larixhani: Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Izraeli të dominojë rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81867-larixhani_shtetet_e_bashkuara_kërkojnë_që_izraeli_të_dominojë_rajonin
Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani thotë se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit janë shkaku kryesor i rritjes së pasigurisë në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2018 18:15 Europe/Tirane
  • Larixhani: Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Izraeli të dominojë rajonin

Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani thotë se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit janë shkaku kryesor i rritjes së pasigurisë në botë.

Larixhani i bëri këto deklarata në takimin e tretë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë në Antalia, Turqi, të martën. Ai tha se problemet e vazhdueshme në botë janë rezultat i unilateralizmit të SHBA dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të rrisin unitetin e tyre përballë masave të paligjshme dhe të njëanshme të SHBA. "Masat e njëanshme të SHBA në trajtimin e çështjeve globale kanë krijuar probleme dhe sfida të mëdha për bashkësinë ndërkombëtare", tha  kryeparlamentari iranian. Ai shtoi se lëvizja "egoiste, e njëanshme dhe e paligjshme" e administratës amerikane për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore shumëpalëshe që Irani nënshkroi me grupin 5+1 në vitin 2015 dhe rivendosja e sanksioneve mizore kundër popullit iranian, tregojnë "shenja alarmuese" të shfaqjes së dialogut të paligjshëm të unilateralizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se Amerika me veprimet e saj në LM, synon që Izraeli të dominojë rajonin.