Përfundon dosja e pastorit amerikan në Turqi
Presidenti Trump dhe pastori Brunson u takuan në Zyrën Ovale të shtunën, pak orë pas mbërritjes së pastorit në tokën amerikane.
Presidenti Trump i tha zotit Brunson "ne kemi qenë duke biseduar gjatë dhe kemi bërë negociata të vështira '' për lirimin e tij duke shtuar se "ne nuk paguajnë shpërblim në këtë vend''. Një gjykatë turke të premten dënoi Brunsonin për lidhje me terrorizmin dhe e dënoi atë me vetëm tre vjet burg. Por gjykata e liroi pastorin ungjillor 50-vjeçar, pasi ai kishte kaluar gati dy vjet në paraburgim. "Do të jetë e mrekullueshme të takohem me të", shkroi Trump në Twitter të shtunën në mëngjes. "Ai është një i krishterë i mirë që ka përjetuar një përvojë kaq të vështirë". Trump falënderoi Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për kthimin e Brunsonit, i cili u lirua të premten nga një gjykatë turke. Trump vuri në dukje se SHBA nuk negociuan një marrëveshje me Turqinë për lirimin e Brunsonit, duke thënë, "Unë nuk bëj marrëveshje për pengje." Ankaraja gjithashtu ka kundërshtuar fuqimisht çdo sugjerim për një marrëveshje. Lirimi i Andrew Brunson të premten shënoi fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Brunson përballej me 35 vjet burg nëse do të dënohej për terrorizëm dhe akuzat për spiunazh, që Uashingtoni i quajti të pabaza.