Rusia denoncon sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82122-rusia_denoncon_sanksionet_e_reja_të_shteteve_të_bashkuara_kundër_iranit
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka hedhur poshtë sanksionet e reja të SHBA mbi bizneset e Iranit, duke thënë se Uashingtoni duket se po shfrytëzon çdo mundësi për të ushtruar presion mbi vendet që nuk i pëlqen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 17, 2018 19:25 Europe/Tirane
  • Rusia denoncon sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka hedhur poshtë sanksionet e reja të SHBA mbi bizneset e Iranit, duke thënë se Uashingtoni duket se po shfrytëzon çdo mundësi për të ushtruar presion mbi vendet që nuk i pëlqen.

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të martën vendosi sanksione ndaj Bankës Mellat dhe Mehr Ektesad Bank dhe kompanive të tjera të lidhura me investimet, mallrat dhe inxhinierinë. "Pavarësisht nga arsyet, apo me çfarë pretekstesh dhe kundër cilave vende Shtetet e Bashkuara imponojnë sanksionet e tyre të njëanshme, ne i kundërshtojmë fuqishëm ato", i tha Ryabkov agjensisë së lajmeve shtetërore ruse Sputnik. "Mospranimi i  sanksioneve unilaterale dhe extraterritoriale si një mjet i politikës së jashtme ka qenë dhe mbetet thelbi i pozitës sonë. Ne shohim se Uashingtoni nuk respekton kufij në ushtrimin e presionit ndaj vendeve që nuk i pëlqen, përfshirë Iranin ", shtoi ai. Sanksionet gjithashtu synojnë Iran Tractor Manufacturing Co, prodhuesi më i madh i traktorëve në Lindjen e Mesme dhe Mobarakeh Steel Co i Esfahanit, prodhuesi më i madh i çelikut në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut. Njoftimi i Departamentit amerikan të Thesarit erdhi dy javë para se administrata Trump të imponojë më 4 nëntor një raund të dytë sanksionesh, që synojnë sektorin e naftës dhe bankat në Iran. Raundi i parë i sanksioneve, që synon qasjen e Iranit në dollarin amerikan, tregtinë e metaleve, qymyrin, teknologjinë industriale dhe sektorin e automjeteve, hyri në fuqi në gusht 2018. Administrata amerikane ka rivendosur sanksionet e mëparshme ndërkohë që imponon ato të reja mbi Republikën Islamike. Uashingtoni, gjithashtu paraqiti masa ndëshkuese, të njohura si sanksione sekondare, kundër vendeve të treta që bëjnë biznes me Iranin. Brian Hooke, Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Iranin, tha: "Uashingtoni është serioz në lidhje me sanksionet e Iranit". Në fakt, Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një luftë të gjerë ekonomike me Iranin. Ky ka qenë një burim i shqetësimit ndërkombëtar dhe i paralajmërimeve serioze për pasojat e këtij veprimi të Uashingtonit. Qasja e SHBA në këtë fushë bazohet vetëm në kërcënime, shtrëngime dhe detyrim. Megjithatë, gjatë 40 viteve të fundit, Irani u ka rezistuar vazhdimisht sanksioneve amerikane dhe praktikisht ka neutralizuar komplotet e Uashingtonit.