Zarif: Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk e njohin racë ose fe
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka ofruar ngushëllimet dhe lutjet e tij për viktimat e një sulmi masiv në një sinagogë në qytetin e Pitsburgut në SHBA.
"Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk njohin asnjë racë apo religjion dhe duhet të dënohen në të gjitha rastet," shkroi të hënën Zarif në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. "Bota meriton më mirë se të jetojë me demagogjinë e armëve", shtoi ai. Ministri i jashtëm iranian e dënoi sulmin në Pitsburg si një sulm "terrorist". Njëmbëdhjetë njerëz të moshuar janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në të shtënat masive në Sinagogën e Pitsburgut të Pensilvanisë nga një person i armatosur i cili më vonë i tha policisë se "donte që të gjithë hebrenjtë të vdisnin".