Zarif: Arabia Saudite të rishikojë politikat e saj në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82567-zarif_arabia_saudite_të_rishikojë_politikat_e_saj_në_rajon
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se nuk ka dijeni për ndonjë kontakt telefonik midis ministrit të jashtëm saudit dhe autoriteteve iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2018 17:13 Europe/Tirane
  • Zarif: Arabia Saudite të rishikojë politikat e saj në rajon

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se nuk ka dijeni për ndonjë kontakt telefonik midis ministrit të jashtëm saudit dhe autoriteteve iraniane.

Ai e tha këtë duke folur me gazetarët në përfundim të vizitës së tij në Pakistan në Islamabad. Duke iu përgjigjur një pyetjeje, Zarif tha: "Nuk kam ndonjë informacion në lidhje me kontaktin telefonik mes ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite Adel Al-Jubeir dhe autoriteteve iraniane, për aq sa unë di nuk ka pasur një kontakt të tillë". Ministri i Jashtëm iranian më tej shtoi se Arabia Saudite duhet të rishikojë politikën e saj në rajon. Ai tha se asnjë fqinj i Iranit nuk mund të arrijë asgjë nga tensionet me Republikën Islamike. Sipas sajtit informativ Al-Khalij, Arabia Saudite ka krijuar disa kontakte me autoritetet iraniane për të normalizuar lidhjet e ndërsjellta. Ministri i Jashtëm i Iranit ishte në Pakistan për të diskutuar me zyrtarët pakistanezë çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe fatin e rojeve kufitare iraniane të rrëmbyera nga terroristët në kufirin mes Iranit dhe Pakistanit.