Kasemi: Populli iranian do të mposhtë presionet
Zëdhënësi i MPJI ka thënë: Populli iranian do të arrijë t’i mposhtë të gjitha presionet dhe historia e ka dëshmuar se populli iranian ka sjellje të mira dhe është i kulturuar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Behram Kasemi tha se Shtetet e Bashkuara kanë bërë çdo përpjekje për ta sulmuar Iranin duke shtuar: "Amerika është e bindur se nuk do të arrij të dëmtojë unitetin e popullit iranian dhe iranianët e njohim mirë Amerikës si një agresore”. Edhe ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka hedhur poshtë kërcënimin homologut të tij amerikan për ta zhytur Iranin në uri, duke theksuar se Republika Islamike do të mbijetojë dhe madje do të përparojë pavarësisht nga sanksionet e Uashingtonit.