Ismail Hanie: Ideali i Palestinës, është çështje e të gjithë Umetit Islam
(last modified Sat, 24 Nov 2018 13:36:57 GMT )
Nëntor 24, 2018 14:36 Europe/Tirane
  • Ismail Hanie: Ideali i Palestinës, është çështje e të gjithë Umetit Islam

Shefi i zyrës politike të lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në konferencën e 32-të ndërkombëtare për Unitet Islamik që po zhvillohet në Teheran, theksoi se regjimi sionist është armiku kryesor i Umetit Islam ndërsa shtoi: "Ideali i Palestinës nuk është një çështje e një populli, një partie apo një grupi, por është çështje e të gjithë Umetit Islam".

Ismail Hanie si cili fjalën e tij në këtë konferencë e mbajti nëpërmjet një videokonferance, theksoi nevojën e bojkotimit dhe deklarimit "kriminel" të çfarëdo lloj përpjekjeje që bëhet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe deklaroi: "Populli i Palestinës kurrë nuk do të lejojë të zbatohet në praktikë komploti "pazarllëku i shekullit"".

Hanie duke thënë se rezistenca përball pushtuesve është faktor i unitetit të Umetit Islam, shtoi: "Të gjitha përpjekjet për hebraizimin e territorit të Palestinës nuk do të ndryshojnë të vërtetat historike dhe gjeografike dhe Donald Trump, presidenti i Amerikës, nuk ka të drejtë t'i japë asnjë pëllëmbë toke armikut izraelit dhe as Kodsin e shenjtë".

Duke theksuar se rezistenca është e vetmi opsion për çlirimin e territoreve të pushtuara, Hanie theksoi: "Pavarësisht të gjitha sfidave që kanë krijuar armiqtë për sistemet islamike, mirëpo organizimi i konferencës ndërkombëtare të Unitetit jep këtë lajmë të mirë se Umeti Islam në çfarëdo rrethanash që të jetë, mund të ecë drejt unitetit".

Tags