Kryetari i Parlamentit iranian viziton Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83415-kryetari_i_parlamentit_iranian_viziton_turqinë
Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani do të udhëtojë në Turqi për të marrë pjesë në takimin e 11-të të Asamblesë Parlamentare të Azisë (APA), e cila do të mbahet në Stamboll.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 28, 2018 19:47 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit iranian viziton Turqinë

Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani do të udhëtojë në Turqi për të marrë pjesë në takimin e 11-të të Asamblesë Parlamentare të Azisë (APA), e cila do të mbahet në Stamboll.

Vizita e z. Larixhani në Stamboll zhvillohet me ftesën e homologut të tij turk Binali Yıldırım. Takimi i 11-të të Asamblesë Parlamentare të Azisë do të përqendrohet në zhvillimin e ekonomisë së Azisë. Takimi do të fillojë punimet të enjten dhe do të zgjasë për tre ditë. Rreth 23 vende të Azisë do të marrin pjesë në takim. Asambleja Parlamentare e Azisë është themeluar në vitin 2006 në Sesionin e Shtatë të Asociacionit të Parlamentit të Azisë për Paqe.