Irani përsërit mbështetjen për bisedimet e paqes në Jemen
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif përmes një mesazhi përsëriti mbështetjen e Iranit për bisedimet midis jemenasve në Stokholm.
"Irani mirëpret marrëveshjet fillestare midis palëve jemenase në Stokholm nën mbikëqyrjen e të dërguarit të OKB dhe mbështet fuqishëm vazhdimin e bisedimeve për arritjen e marrëveshjeve përfundimtare për të gjitha çështjet. Është koha e duhur për agresorët e huaj për t'i dhënë fund sulmeve ajrore dhe krimeve kundër njerëzimit", tha Zarif të martën. Bisedimet midis palëve jemenase të cilat më parë duhej të mbaheshin më 6 shtator u shtynë për shkak të sabotimeve të Arabisë Saudite. Raundi i parë i bisedimeve të paqes në Jemen u mbajt në dhjetor të vitit 2015 në Gjenevë, por takimi nuk solli rezultate.