Potenciali raketor i Iranit nuk mund të negociohet
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se programi raketor i Iranit ka vetëm qëllime mbrojtëse dhe nuk është për negociata.
"Para së gjithash, raketat e Iranit janë vetëm për mbrojtje dhe ne kemi nevojë për to për të parandaluar çdo agresion. Ne përdorim burime për shpenzimet ushtarake shumë më pak se çdo vend në rajon dhe për këtë arsye kemi njoftuar që nga fillimi se raketat tona janë të panegociueshme", tha të shtunën Zarif në një intervistë me transmetuesin Al Jazeera me qendër në Doha. Zarif, i cili është në Katar për të marrë pjesë në Forumin Doha 2018, i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me akuzën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo në një postim në llogarinë e tij të Twitter më 1 dhjetor, i cili pretendoi se Irani kishte " raketa balistike me rreze të mesme" në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ministri i jashtëm iranian kundërshtoi akuzat e SHBA kundër Teheranit dhe tha se Uashingtoni e kishte shkelur në mënyrë eksplicite Rezolutën 2231 duke u larguar nga marrëveshja bërthamore dhe nuk ishte "në gjendje të fliste për atë rezolutë". Zarif shtoi se Rezoluta 2231 nuk e ndalonte Iranin nga testimi i raketave, por e kishte ndaluar Republikën Islamike nga testimi i raketave që synonin transportimin e mbushjeve bërthamore. Kjo është ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka vërtetuar se "aktivitetet e raketave të Iranit janë vetëm për qëllime mbrojtëse", vuri në dukje diplomati më i lartë iranian.