Sanksionet amerikane dëmtojnë iranianët e zakonshëm, nuk ndryshojnë politikën e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83937-sanksionet_amerikane_dëmtojnë_iranianët_e_zakonshëm_nuk_ndryshojnë_politikën_e_iranit
Ministri i jashtëm iranian Mohamad Xhevad Zarif ka përsëritur edhe njëherë pamundësinë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për të shkaktuar ndonjë ndryshim në politikat e Republikës Islamike, duke thënë se ato vetëm dëmtojnë "iranianët e zakonshëm".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 16:29 Europe/Tirane
  • Sanksionet amerikane dëmtojnë iranianët e zakonshëm, nuk ndryshojnë politikën e Iranit

Ministri i jashtëm iranian Mohamad Xhevad Zarif ka përsëritur edhe njëherë pamundësinë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për të shkaktuar ndonjë ndryshim në politikat e Republikës Islamike, duke thënë se ato vetëm dëmtojnë "iranianët e zakonshëm".

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare Twitter të dielën, Zarif ka shkruar mbi pjesëmarrjen e tij në Forumin Doha 2018 në Katar dhe tha se kishte thënë në konferencë se "sanksionet amerikane nuk kanë pasur efekt kurrë". "Ato (sanksionet) dëmtojnë iranianët e zakonshëm por nuk ndryshojnë politikën e Republikës Islamike", tha ai.  Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia dhe Kina - plus Gjermania nënshkruan marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të Iranit, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) më 2015 dhe filluan zbatimin e saj më 16 janar 2016.