Sanksionet amerikane dëmtojnë iranianët e zakonshëm, nuk ndryshojnë politikën e Iranit
Ministri i jashtëm iranian Mohamad Xhevad Zarif ka përsëritur edhe njëherë pamundësinë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për të shkaktuar ndonjë ndryshim në politikat e Republikës Islamike, duke thënë se ato vetëm dëmtojnë "iranianët e zakonshëm".
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare Twitter të dielën, Zarif ka shkruar mbi pjesëmarrjen e tij në Forumin Doha 2018 në Katar dhe tha se kishte thënë në konferencë se "sanksionet amerikane nuk kanë pasur efekt kurrë". "Ato (sanksionet) dëmtojnë iranianët e zakonshëm por nuk ndryshojnë politikën e Republikës Islamike", tha ai. Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia dhe Kina - plus Gjermania nënshkruan marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të Iranit, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) më 2015 dhe filluan zbatimin e saj më 16 janar 2016.