Kharazi: Negociatat e Stokholmit, fitore e lëvizjes Ansarullah
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84139-kharazi_negociatat_e_stokholmit_fitore_e_lëvizjes_ansarullah
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit deklaroi se pranimi i negociatave nga ana e Arabisë Saudite si drejtuese e koalicionit agresor kundër Jemenit, ishte një fitore për forcat e rezistencës së Ansarullah të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2018 10:37 Europe/Tirane
  • Kharazi: Negociatat e Stokholmit, fitore e lëvizjes Ansarullah

Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit deklaroi se pranimi i negociatave nga ana e Arabisë Saudite si drejtuese e koalicionit agresor kundër Jemenit, ishte një fitore për forcat e rezistencës së Ansarullah të Jemenit.

Sejed Kamal Kharazi, kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Mehr, deklaroi se rezultatet e negociatave të Jemenit tregojnë se Arabia Saudite e cila gjithmonë bënte përpjekje për të shtuan luftën kundër popullit të Jemenit dhe me bombardime të gjera të detyronte popullin jemenas që të dorëzohet, tani është përballur me një luftë të pafund dhe në fund u detyrua që të ulët në tryezën e negociatave.

Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit në vazhdim u shpreh optimist dhe tha: "Marrëveshja e negociatave të zhvilluara në Suedi shpresojmë që të vazhdojë dhe në fund populli i Jemenit të mund të përcaktojë fatin e vendit të vet".

Kharazi shtoi: "Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka mirëprit dhe do të mirëpresë zhvillimin e negociatave mes palëve jemenase dhe rezultatet pozitive të arritura nëpërmjet këtyre marrëveshjeve duhet të shfrytëzohen në maksimum për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në këtë vend".