Shamkhani: Disa shtete ua shesin sigurinë e tyre fuqive trans-rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84214-shamkhani_disa_shtete_ua_shesin_sigurinë_e_tyre_fuqive_trans_rajonale
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të RII tha se disa vende i kanë shitur sigurinë e tyre kombëtare vullnetit dhe vendimeve të qeverive trans-rajonale dhe besojnë se Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë mbijetesën e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2018 19:04 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Disa shtete ua shesin sigurinë e tyre fuqive trans-rajonale

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të RII tha se disa vende i kanë shitur sigurinë e tyre kombëtare vullnetit dhe vendimeve të qeverive trans-rajonale dhe besojnë se Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë mbijetesën e tyre.

Duke folur në një takim me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Azerbajxhanit të martën, Ogtay Asadov, Ali Shamkhani i konsideroi lidhjet e përbashkëta kulturore, fetare, gjuhësore dhe etnike midis dy vendeve si një investim unik për zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve nga të cilat mund të përfitojë rajoni. Duke thënë se kufijtë e të dy vendeve janë kufijtë e paqes dhe miqësisë, ai shtoi, "Ka kapacitete të shumta për të rritur nivelin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, ku përshpejtimi i aktivizimit të tyre mund të çojnë në begatinë, stabilitetin dhe sigurinë e dy vende". Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të RII vuri në dukje përpjekjet dhe veprimet e disa vendeve që kundërshtojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, për të goditur lidhjet e forta mes Teheranit dhe Bakus dhe shtoi: "Siguria e vendeve të rajonit sigurohet kolektivisht duke adoptuar qasje të përbashkëta dhe duke mbajtur bisedime si dhe ndërveprime të ngushta".  Asadov, i cili udhëtoi në Iran në krye të një delegacioni parlamentar, në këtë takim i quajti bisedimet me autoritetet iraniane të fuqishme dhe tha: "Republika e Azerbajxhanit është e prirur të rrisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve dhe mirëpret iniciativat dhe sugjerimet e paraqitura këtu".