Zarif: Irani gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84321-zarif_irani_gjithmonë_do_të_qëndrojë_pranë_popullit_palestinez
Irani gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit palestinez dhe do të mbështesë çështjen palestineze, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2018 14:31 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit palestinez

Irani gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit palestinez dhe do të mbështesë çështjen palestineze, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif.

Zarif i bëri deklaratat gjatë një takimi në Teheran me Sekretarin e Përgjithshëm të lëvizjes Xhihadi islamik palestinez, Ziad Al-Nakhaleh. Ai tha se mbështetja e Palestinës është një nga parimet themelore të politikës së jashtme të Iranit. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi islamik palestinez, nga ana e tij tha se rezistenca palestineze krahasuar me vitet e mëparshme ka fituar fuqi të mëtejshme kundër agresorëve. Ai tha se protestat e kthimit dhe dështimi i një sulmi të kohëve të fundit të regjimit sionist Gaza ishte si rezultat i aftësive të zgjeruara të Rezistencës palestineze që çoi në zgjedhje të parakohshme në tokat e pushtuara. Populli palestinez është më i vendosur se kurrë për të vazhduar me përpjekjet e tij për të arritur fitoren përfundimtare, tha al-Nakhaleh.