Izraelin e pret një fat i hidhur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84407-izraelin_e_pret_një_fat_i_hidhur
Irani ka paralajmëruar për komplote të nxitura nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit për të izoluar Palestinën, duke thënë se Republika Islamike ndjek një qëndrim "të qartë, transparent dhe të pandryshueshëm" ndaj Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2019 17:19 Europe/Tirane
  • Izraelin e pret një fat i hidhur

Irani ka paralajmëruar për komplote të nxitura nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit për të izoluar Palestinën, duke thënë se Republika Islamike ndjek një qëndrim "të qartë, transparent dhe të pandryshueshëm" ndaj Palestinës.

"Ne kemi kontakte të vazhdueshme me grupe të ndryshme palestineze dhe nganjëherë pikëpamje të ndryshme," tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi në një intervistë me IRIB. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi i Izraelit kërkojnë të krijojnë përçarje dhe mosmarrëveshje midis vendeve muslimane për t'i larguar ata nga çështja palestineze që është përparësia kryesore në botën muslimane. "Kjo kërkon më shumë unitet në botën muslimane dhe të gjithë ne duhet të bëjmë përpjekje për të zgjidhur këtë problem të madh global", tha zëdhënësi iranian. Ai shtoi se regjimi okupator izraelit që po vret dhe shtyp popullin palestinez me një natyrë tejet agresive do të përballet me një fat "të hidhur". Behram Kasemi theksoi se populli palestinez do të arrijë një fitore përfundimtare mbi regjimin e Tel Avivit nëpërmjet rezistencës së tij heroike. Ai tha se palestinezët mund të arrijnë të drejtat e tyre absolute dhe shprehu shpresën se ata do të krijonin një shtet të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytetin e tij.