Britania t'i hedhë një vështrim dosjes së saj në Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84541-britania_t'i_hedhë_një_vështrim_dosjes_së_saj_në_lindjen_e_mesme
Irani ka kritikuar sekretarin e jashtëm britanik Jeremy Hunt për deklaratat "e nxituara dhe të rreme" kundër Teheranit, duke thënë se pretendimet e tij janë një shembull i ndërhyrjes në punët e brendshme të një "vendi të pavarur".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Britania t'i hedhë një vështrim dosjes së saj në Lindjen e Mesme

Irani ka kritikuar sekretarin e jashtëm britanik Jeremy Hunt për deklaratat "e nxituara dhe të rreme" kundër Teheranit, duke thënë se pretendimet e tij janë një shembull i ndërhyrjes në punët e brendshme të një "vendi të pavarur".

Në një deklaratë të shtunën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi shprehu keqardhje për deklaratat "konfuze dhe absurde" të Hunt. "Për fat të keq, në ditët e fundit sekretari i jashtëm britanik ka bërë disa herë deklarata të nxituara dhe të rreme për një çështje që në thelb nuk ka të bëjë me vendin e tij", tha z.Kasemi. Ai tha se sekretari i jashtëm britanik do të bënte më mirë ti hidhte një vështrim dosjes së vendit të tij në Lindjen e Mesme gjatë dekadave dhe viteve të fundit dhe të shihte katastrofat humanitare dhe krizat e imponuara për popujt e rajonit nga politikat e vendit të tij dhe mbështetjen për grupet terroriste dhe vendet agresore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane shtoi se Britania kishte një rol të madh në krijimin e kushteve të mjerueshme të popullit jemenas, sirian dhe palestinez, përfshirë shkatërrimin masiv, sëmundjet epidemike, zhvendosjen, varfërinë dhe urinë. " Vendet perëndimore e sidomos Britania duhet të kenë turp që japin mbështetje politike për qeveritë që sulmojnë Jemenin, duke eksportuar armë që masakrojnë njerëzit dhe që krijuan katastrofën që ka shpërthyer në këtë vend," tha ai.