Ministri i Jashtëm iranian viziton Indinë
Janar 06, 2019 20:10 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII, Behram Kasemi tha të dielën se Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, në krye të një delegacioni të rangut të lartë politik dhe ekonomik, do të vizitojë të hënën Indinë.
Gjatë vizitës tre-ditore në Nju Delhi, një numër i menaxherëve të lartë nga sektorët shtetërorë dhe privatë do të shoqërojnë ministrin e jashtëm iranian, tha z. Kasemi. Ai shtoi se takimet e z. Zarif me zyrtarët indianë, pjesëmarrja në Forumin e përbashkët tregtar të biznesmenëve të të dy vendeve dhe fjalimi në konferencën vjetore ndërkombëtare të Raisinës, janë përfshirë në axhendën e udhëtimit të Ministrit të Jashtëm të Iranit në Indi.
Tags