Këshilli ligjvënës i Palestinës pro heqjes së ligjshmërisë së Mahmud Abas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84680-këshilli_ligjvënës_i_palestinës_pro_heqjes_së_ligjshmërisë_së_mahmud_abas
Këshilli ligjvënës i Palestinës në Rripin e Gazës, ka miratuar propozimin për heqjen e ligjshmërisë së Mahmud Abas si kryetar i AAP.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 10, 2019 08:20 Europe/Tirane
  • Këshilli ligjvënës i Palestinës pro heqjes së ligjshmërisë së Mahmud Abas

Këshilli ligjvënës i Palestinës në Rripin e Gazës, ka miratuar propozimin për heqjen e ligjshmërisë së Mahmud Abas si kryetar i AAP.

Sipas vendimit të këtij këshilli, afati i mandatit të Mahmud Abas në krye të AAP ka përfunduar dhe ai nga aspekti ligjor nuk ka ligjshmëri në përfaqësimin e AAP. Ahmed Behar, zv/kryetar i parlamentit të Palestinës ka thënë: Veprimet e Mahmud Abas janë anti-kushtetuese dhe ato mjaftojnë për heqjen e ligjshmërisë së tij nga posti i kryetarit të AAP. Privilegjet politike që Abas u dha pushtuesve sionistë, kundërshtimi i tij ndaj rezistencës, nderi i bashkëpunimeve të sigurisë për sionistët duke e quajtur "terroristë" popullin rezistent dhe duke përdorur termin të vrarë në vend të dëshmorëve për palestinezët, e bëjnë Abasin të humbasë kualifikimet e tij politike dhe ligjshmërinë kombëtare si kreu i palestinezëve. Mahmud Abbas, nga prilli 2018, imponoi një sërë sanksionesh financiare dhe ligjore, duke përfshirë një reduktim të mprehtë të pagave të stafit të Gazës, dëbimin e një numri të tyre nga puna dhe zvogëlimin e energjisë elektrike që furnizon Gazën. Tensionet midis lëvizjes Hamas dhe Autoritetit Autonom Palestinez filluan me heqjen e Asamblesë Legjislative Palestineze nga Mahmud Abas, kreu i AAP dhe rritja e numrit të arrestimit të anëtarëve të Hamasit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.