Asad: Marrëdhëniet Damask-Teheran janë larg nga ndërhyrjet e huaja
Presidenti i Sirisë theksoi se marrëdhënia midis Damaskut dhe Teheranit bazohet në vlerat morale dhe në respektin për vullnetin e kombeve për të përcaktuar fatin e tyre dhe janë larg nga ndërhyrjet e huaja.
Presidenti sirian Bashar Asad të hënën në një takim në Damask me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit të kryesuar nga Heshmatullah Falahat Pishe, theksoi: "Deri më tani, politika e Iranit dhe Sirisë ka garantuar pavarësinë dhe sovranitetin e të dy vendeve dhe me vendet që janë në përputhje me këtë politikë duhet të krijohen marrëdhënie speciale". Nga ana e tij, z. Falahat Pishe gjatë takimit me presidentin sirian theksoi: " Trashëgimia me përmasa madhështore kulturore e Iranit dhe Sirisë ka bërë që dy vendet të tregojnë solidaritet në marrëdhëniet e tyre me vendet që përdorin politika intolerante në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, si terrorizmi dhe sanksionet mizore". Bashar Asad dhe Heshmatullah Falahat Pishe theksuan gjithashtu nevojën për marrëdhënie politike dhe ekonomike më të forta midis Teheranit dhe Damaskut.