Zarif takohet me kryetarin e partisë demokratike të Kurdistanit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë qëndrimit të tij në Irak është takuar me kryetarin e partisë Demokratike të Kurdistanit me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe sidomos për bashkëpunimet tregtare dhe ekonomike.
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës në Ebril të Kurdistanit të Irakut është takuar me Masud Barzani kryetar i partisë demokratike të këtij rajoni ku shprehu kënaqësinë mbi marrëdhëniet aktuale të Iranit dhe rajonit të Kurdistanit të Irakut. Bashkëpunimi i rajonit të Kurdistanit me qeverinë qendrore të Irakut dhe zgjidhja e çështjeve të rajonit si situata në Siri, ishin ndër temat e diskutuara mes ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe kryetarit të partisë demokratike të Kurdistanit. Më herët ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me Nicervan Barzani kryeministër dhe me Mesrur Barzani këshilltar i sigurisë së rajonit të Kurdistanit. Minsitri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu mori pjesë në një simpozium të madh të afaristëve dhe biznesmenëve të Iranit dhe rajonit të Kurdistanit të Irakut, ku shprehu politika te qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Sot shefi i diplomacisë iraniane, nga Erbili ka shkuar për në qytetin Sulejmanie në veri të Irakut.