Ngushëllim për përvjetorin e martirizimit të hz. Fatime Zahra (sa)
Dita e nesërme (e diele) 20 janar 2019, që përkon me 13 Xhamadi al-Avali të vitit 1440 hixhri kameri, është përvjetori i martirizimit të Hazretit Fatime Zahra (sa), vajzës së Profetit Muhamed (s.a.v.s) dhe bashkëshortja e Prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Abi Talibit (as), imami i parë i myslimanëve shi’itë të botës.
Populli mysliman i Iranit në natën e martirizimit të Zonjës së Virtytit, shembullit të pastërtisë dhe besimit, hz. Fatime (sa) tubohet në qendrat fetare dhe kulturore duke organizuar ceremoni zije për nder të vajzës së dashur të Profetit të Nderuar të Islamit (s.a.v.s). Hz. Fatime Zahra (sa) lindi më 20 Xhamadi al-Thani në vitin e pestë të Shpalljes, në Mekën e shenjtë dhe që në fëmijëri, nën drejtimin e të atit, Profetit Muhamed (s.a.v.s) u njoh imtësisht me edukimin hyjnor. Fatime Zahra (S), pas 18 vjetëve të jetës së saj të bekuar, u martirizua nga vuajtjet e imponuara nga sundimtarët e kohës dhe nga pikëllimi për vdekjen e babait të saj, më 3 Xhamadi al-Thani të vitit 11 hixhri kameri. Me rastin e përvjetorit të martirizimit të hz. Fatime Zahra (sa), RTV i Republikës Islamike të Iranit u shpreh ngushëllimet e sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës të botës