Larixhani: Sjellja e SHBA ndaj mediave të Iranit, shenjë e politikës mashtruese
(last modified Sun, 20 Jan 2019 19:02:24 GMT )
Janar 20, 2019 20:02 Europe/Tirane
  • Larixhani: Sjellja e SHBA ndaj mediave të Iranit, shenjë e politikës mashtruese

Kryetari i parlamentit të RII tha të dielën se sjellja brutale e SHBA ndaj mediave të Iranit është shenjë e qartë e politikës së pandershme të Uashingtonit në arenën ndërkombëtare.

"Arrestimi i paligjshëm i gazetares Marzieh Hashemi në aeroportin amerikan St Louis një javë më parë, tregon se mbështetja amerikane për të drejtat e njeriut është vetëm retorikë boshe", tha Ali Larixhani. Ai shtoi: "Sjellja e tyre ndaj gazetares iraniane tregoi se besimi i tyre në të drejtat e njeriut është si ai i aleatëve [rajonalë] të tyre ndaj Jamal Khashoggi". Një aluzion për të vrarë gazetarin kritik saudit nga agjentët e Rijadit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë në tetor 2018, tha Larixhani. Nëse gjëra të ngjashme, si ajo që ndodhi në SHBA ndaj gazetares iraniane ose në Francë ndaj demonstruesve, kishin ndodhur edhe në shkallë shumë më të vogël në Iran, thirrjet e tyre për të ashtuquajturën mbrojtje të të drejtave të njeriut do të shurdhonin botën", vuri në dukje Larixhani.

 

Tags