Forcat Tokësore të Ushtrisë iraniane mbajnë manovra të premten
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85080-forcat_tokësore_të_ushtrisë_iraniane_mbajnë_manovra_të_premten
Komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Kiomars Heidari njoftoi të enjten se një manovër ushtarake 2-ditore e quajtur "Eghtedar-97" (Autoriteti-97) do të fillojë të premten në një zonë të gjerë të provincës Esfahan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 24, 2019 18:21 Europe/Tirane
  • Forcat Tokësore të Ushtrisë iraniane mbajnë manovra të premten

Komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Kiomars Heidari njoftoi të enjten se një manovër ushtarake 2-ditore e quajtur "Eghtedar-97" (Autoriteti-97) do të fillojë të premten në një zonë të gjerë të provincës Esfahan.

Në një konferencë për shtyp, gjeneral Heidari u tha gazetarëve se 12,000 forca sulmuese do të ekzekutojnë taktika luftarake moderne në përputhje me ndryshimet e reja strukturore në Forcën Tokësore të Ushtrisë iraniane. Gjeneral Heidari tha sot se Forca Tokësore përfshin njësinë e Reagimit të Shpejtë, Forcat Speciale, Forcën Speciale të Reagimit të Shpejtë, njësitë e lëvizshme të invazionit si dhe brigadat e blinduara të lëvizshme dhe nga këto ndryshime strukturore dhe taktike, Forcat Tokësore të Ushtrisë iraniane do të gëzojnë një aftësi të lartë për lëvizshmëri dhe invazion. Përveç pranisë së 12,000 forcave, në manovra do të përdoren 1.577 topa artilerie, tha gjeneral Heidari. Ai tha se të gjitha armët që do përdoren në manovra janë prodhuar në Iran. Njësitë e dronëve do përdoren gjithashtu në stërvitjet ushtarake. Gjeneral Heidari tha se operacioni do të mbështetet nga bombarduesit e Forcave Ajrore të Iranit.