Konsultimet e përfaqësuesit special të OKB me ministrin e jashtëm të RII
Ministri i jashtëm i Iranit dhe Përfaqësuesi Special i OKB për çështjet siriane kanë biseduar çështje të ndryshme, duke përfshirë kushtetutën e re dhe të ardhmen e Sirisë.
Mohamed Xhevad Zarif dhe Geir Pedersen, të martën në Teheran po ashtu biseduan edhe për rindërtimin e Sirisë, kthimin e refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre, reformat politike dhe luftën kundër terrorizmit, tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe vazhdimin e bashkëpunimit të Iranit me OKB për zgjidhjen e problemeve të mbetura në Siri. Vizita e Geir Pedersen në Teheran po zhvillohet në të njëjtën kohë me vizitën e ministrit të jashtëm sirian Valid Moalam në Teheran. Vizita e Moalam dhe Pedersen në Teheran bëhet në prag të samitit trepalësh të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me Sirinë që do të mbahet më 14 shkurt në Soci të Rusisë.