Irani është gati të ndihmojë qeverinë e re të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85589-irani_është_gati_të_ndihmojë_qeverinë_e_re_të_libanit
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Teherani është gati të bashkëpunojë me qeverinë e re libaneze në të gjithë sektorët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2019 15:06 Europe/Tirane
  • Irani është gati të ndihmojë qeverinë e re të Libanit

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Teherani është gati të bashkëpunojë me qeverinë e re libaneze në të gjithë sektorët.

"Nëse qeveria libaneze e kërkon, Irani është gati të bashkëpunojë me këtë vend në të gjitha fushat," u tha Zarif gazetarëve në kryeqytetin libanez, Bejrut, të dielën, pak pas mbërritjes së tij për një vizitë zyrtare dy-ditore. Zarif përgëzoi libanezët për formimin e një qeverie të re të unitetit kombëtar dhe tha se ai ishte atje për të shprehur solidaritetin e Iranit me Libanin. Diplomati më i lartë iranian theksoi se Libani është simbol i rezistencës në Lindjen e Mesme. Zarif është planifikuar të zhvillojë bisedime të hënën me presidentin libanez Michel Aoun, kryetarin e parlamentit Nabih Berri, Kryeministrin Saad Hariri dhe Ministrin e Jashtëm Gebran Bassil. Vizita e ministrit të Jashtëm iranian në Bejrut vjen disa javë pasi presidenca e Libanit njoftoi formimin e qeverisë së re të unitetit kombëtar, duke i dhënë fund një vakumi nëntë mujor në skenën politike libaneze, e cila rriti problemet ekonomike të vendit.