Irani arreston disa persona të lidhur me ISIS-in
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85600-irani_arreston_disa_persona_të_lidhur_me_isis_in
Irani njoftoi se ka arrestuar shtatë persona të lidhur me grupin terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2019 16:57 Europe/Tirane
  • Irani arreston disa persona të lidhur me ISIS-in

Irani njoftoi se ka arrestuar shtatë persona të lidhur me grupin terrorist ISIS.

"Shtatë persona të lidhur me grupin terrorist ISIS që po komplotonin u identifikuan dhe u arrestuan të premten në mbrëmje," tha të dielën ministri i Inteligjencës së Iranit, Mahmud Alavi. Ai nuk shpjegoi se ku ndodhi arrestimi i këtyre personave. Alavi, i cili po fliste me gazetarët në margjinat e një ekspozite mbi aftësitë mbrojtëse të Iranit, tha se "edhe anëtarë të disa ekipeve të tjera terroriste janë arrestuar". Ai shtoi se Ministria e Inteligjencës ka qenë duke monitoruar nga afër lëvizjet e armiqve. Irani ka forcuar sigurinë përpara tubimeve masive të së hënës ku qindra mijëra njerëz pritet të festojnë 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979.