Amerika e pafuqishme për të çuar në 0 shitjen e naftës iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85615-amerika_e_pafuqishme_për_të_çuar_në_0_shitjen_e_naftës_iraniane
Amerika nuk mund të parandalojë shitjen dhe eksportin e naftës iraniane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 11, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • Amerika e pafuqishme për të çuar në 0 shitjen e naftës iraniane

Amerika nuk mund të parandalojë shitjen dhe eksportin e naftës iraniane.

Kështu ka deklaruar, Qemal Kharazi kryetar i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë të Iranit. Në një intervistë për kanalin Al Jazeera, z. Kharazi shtoi: Evropianët pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore duhet të zgjeronin bashkëpunimin tregtar, ekonomik dhe bankar të tyre me Iranin mirëpo nuk kanë vepruar në këtë fushë dhe kjo ka dëmtuar besimin e iranianëve ndaj tyre. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit ISNTEX.