Ruhani dhe Zarif reagojnë ndaj sulmit terrorist në Sistan Baluçistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85705-ruhani_dhe_zarif_reagojnë_ndaj_sulmit_terrorist_në_sistan_baluçistan
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sulmin terrorist ndaj autobusit që transportonte personelin sakrifikues të gardës revolucionare në rrugën Khash-Zahedan në juglindje të Iranit e ka quajtur kulmin e egërsisë së mercenarëve kriminalë dhe armiqve të kombit iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 14, 2019 05:58 Europe/Tirane
  • Ruhani dhe Zarif reagojnë ndaj sulmit terrorist në Sistan Baluçistan

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sulmin terrorist ndaj autobusit që transportonte personelin sakrifikues të gardës revolucionare në rrugën Khash-Zahedan në juglindje të Iranit e ka quajtur kulmin e egërsisë së mercenarëve kriminalë dhe armiqve të kombit iranian.

Hasan Ruani me anë të një mesazhi ka thënë: Me padyshim mbështetësit dhe të gjithë elementët përgjegjës për këtë veprim të tmerrshëm dhe të egër, do të marrin përgjigjen e duhur nga forcat e fuqishme të sigurisë dhe ato të rendit në vend. Ky krim është një tjetër njollë e turpshme dhe e zezë e mbështetësve të terrorizmit në shtëpinë e Bardhë, tel Aviv dhe mbështetësit rajonalë të tyre të cilët nuk kursejnë asnjë veprim për të zbatimin e procesit të iranofobisë ndërkohë që pretendojnë se luftojnë terrorizmin dhe mundohen të vendosin sigurinë në Lindjen e Mesme. Sulmin terrorist në Sistan Baluçistan e ka dënuar edhe ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili tha se Irani është sulmuar pikërisht në ditën e organizimit të cirkut të Varshavës dhe kjo nuk është aksidentale. Muhamed Xhavad Zarif, në mesazhin e tij në Twitter tha se mbështetësit e atyre terroristëve që kanë përgjakur rojet kufitare të Iranit, manifestojnë duke mbështetur të tillë sulm terrorist në rrugët e Varshavës dhe duke përdorur mesazhet e Twitter e mbështesin atë. Mesa duket Amerika bën të njëjtin gabim por pret të marrë rezultate të ndryshme, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Dje në darkë një autobusë që transportonte rojet e Republikës Islamike të Iranit është sulmuar në rrugën Khash-Zahedan në provincë Sistan Baluçistan në juglindje të Iranit. Në këtë sulm u martirizuan 27 roje dhe u plagosën 13 të tjerë. Sulmi ndodhi njëkohësisht me organizimin e takimit anti-iranian në Varshavë. Me iniciativën dhe mbështetjen e Amerikës, në Varshavë ka nisur takimi i quajtur “ E ardhmja e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”.