Ruhani: Fuqia e Iranit nuk është kundër vendeve të tjera
Irani është më i fuqishëm se kurrë më parë dhe kjo fuqi nuk është kërcënim ndaj shteteve të tjera, tha të dielën Presidenti i RII z. Hasan Ruhani.
Sot, fuqia mbrojtëse e Republikës Islamike të Iranit është një burim krenarie në ujërat rajonale dhe nuk ka nevojë për praninë e paligjshme të forcave dhe agresorëve ndër-rajonalë, tha Ruhani gjatë një ceremonie me rastin e përurimit të nëndetëses Fateh. Presidenti iranian vuri në dukje se për fat të mirë, në kohën e tanishme, Republika Islamike e Iranit në sektorët tokësor, detar dhe ajror është e vetë-mjaftueshme dhe më e fuqishme se kurrë më parë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Irani gjithnjë për rajonin ishte burim i sigurisë dhe kurrë nuk ka filluar ndonjë agresion në rajon, theksoi: "Myslimanët duhet të bashkohen dhe duke krijuar marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore, të ruajnë sigurinë e rajonit". Presidenti iranian shtoi: Bandar Abas dhe të gjitha portet e Iranit jugor, Ngushtica e Hormuzit dhe të gjitha ujërat territoriale të Iranit janë dëshmitarë të mbrojtjes së forcave të armatosura të RII, gjë që tregon se fuqia e Iranit nuk është kurrë kërcënim për askënd sepse mundëson rrjedhjen e energjisë për një pjesë të madhe të botës.