Demokratët miratojnë rikthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85835-demokratët_miratojnë_rikthimin_e_shba_në_marrëveshjen_bërthamore_me_iranin
Komiteti Demokratik Kombëtar Amerikan (DNC) miratoi kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Demokratët miratojnë rikthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore me Iranin

Komiteti Demokratik Kombëtar Amerikan (DNC) miratoi kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Siç njofton Agjencia e Lajmeve Mehr, Komiteti Kombëtar i Demokratëve kohët e fundit miratoi një rezolutë që bën thirrje për kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore me Iranin. Ky veprim siguron që nëse Partia Demokratike fiton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, kthimi në marrëveshjen bërthamore të Iranit do të jetë një prioritet për qeverinë e re të SHBA-së. Më 15 shkurt, Senatori i Pavarur i Vermontit, Bernie Sanders, shkroi në Twitter: Vetëm Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se marrëveshja bërthamore është e dështuar". Trump, më 8 maj 2018, deklaroi në mënyrë të njëanshme se Uashingtoni tërhiqet nga kjo marrëveshje dhe do të kthejë sanksionet bërthamore. Ky veprim vazhdon të ballafaqohet me dënime dhe protesta ndërkombëtare.