Demokratët miratojnë rikthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore me Iranin
Komiteti Demokratik Kombëtar Amerikan (DNC) miratoi kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Siç njofton Agjencia e Lajmeve Mehr, Komiteti Kombëtar i Demokratëve kohët e fundit miratoi një rezolutë që bën thirrje për kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore me Iranin. Ky veprim siguron që nëse Partia Demokratike fiton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, kthimi në marrëveshjen bërthamore të Iranit do të jetë një prioritet për qeverinë e re të SHBA-së. Më 15 shkurt, Senatori i Pavarur i Vermontit, Bernie Sanders, shkroi në Twitter: Vetëm Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se marrëveshja bërthamore është e dështuar". Trump, më 8 maj 2018, deklaroi në mënyrë të njëanshme se Uashingtoni tërhiqet nga kjo marrëveshje dhe do të kthejë sanksionet bërthamore. Ky veprim vazhdon të ballafaqohet me dënime dhe protesta ndërkombëtare.