Pakistani duhet ta dijë se qeveria saudite është e përkohshme
Këshilltari ushtarak i Liderit suprem të Revolucionit Islamik dënoi mbështetjen e Organizatës Inteligjente të Pakistanit për terroristët, duke thënë se Pakistani është një fqinj i Iranit, por duhet ta dijë se qeveria saudite nuk do të mbijetojë.
Gjeneral Major Sejed Jahja Rahim Safavi shtoi se 16 organizata kërkimore në Evropë kanë njoftuar në një dokument me temë "Bota në vitin 2030" se Arabia Saudite nuk do të ekzistojë në vitin 2030, ndërsa Irani do të jetë vendi më i fortë i rajonit. "Hezbollahu libanez, rezistenca islamike në Siri, Jemen dhe Bahrejn janë produkt i gjakut të dëshmorëve," tha ai, duke vlerësuar rezistencën e Jemenit kundër agresioneve saudite për katër vjet. Çdo bombë që Arabia Saudite hedh mbi popullin jemenas kushton pesë milionë dollarë, ndërsa Donald Trump ka marrë mbi 500 milionë dollarë për të mbështetur regjimin saudit, tha Gjeneral Major Sejed Jahja Rahim Safavi. Safavi gjithashtu përshëndeti pjesëmarrjen masive të popullit iranian në tubimet e 22 Bahmanit në 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, duke thënë se iranianët treguan se ata janë ende në këmbë përkrah Revolucionit Islamik.