Zbulohet varri më i madh masiv i viktimave të ISIS në Siri
Shkurt 22, 2019 09:27 Europe/Tirane
Në qytetin Raka të Sirisë është zbuluar varri më i madh masiv ku ishin varrosur 3500 personat e vrarë nga grupi terrorist ISIS.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës varri masiv është zbuluar në rrethinat e qytetit Raka që ndodhet në veri të Siri. Personat e varrosur në këtë varr janë vrarë nga ISIS në kohën e rrethimit të qytetit Raka. Më herët gjithashtu në hyrje të qytetit Raka janë zbuluar 8 varre masive një prej të cilave është quajtur Panorama dhe mbante trupat e 900 personave. Qytetit Raka është zgjedhur kryeqytet i kalifatit të vetëquajtur të ISIS. Ky qytet më në fund u çlirua në tetor të vitit 2017 pas 4 vite përpjekje të forcave demokratike të Sirisë.
Tags