Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nuk pranon dorëheqjen e Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86068-presidenti_i_republikës_islamike_të_iranit_nuk_pranon_dorëheqjen_e_zarif
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nuk ka pranuar dorëheqjen e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2019 08:04 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nuk pranon dorëheqjen e Zarif

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nuk ka pranuar dorëheqjen e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Hasan Ruhani të mërkurën me anë të një letre drejtuar Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit, ka refuzuar dorëheqjen e tij dhe ka deklaruar se pranimi i dorëheqjes së Zarif është në kundërshtim me interesat e vendit.

Ruhani ka shtuar: "Ministri i punëve të jashtme të Iranit ndodhet në vijën e parë të frontit të rezistencës përball presioneve të gjithanshme të Amerikës dhe sukseset e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë muajve të fundit në përballje me komplotet e Amerikës në nivel rajonal dhe ndërkombëtar".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se gëzimi i armiqve të popullit iranian si regjimi sionist nga dorëheqja e Zarif, është dëshmia më e mirë që tregon suksesin e tij dhe kjo është arsyeja më e madhe pse ai duhet të qëndrojë dhe të vazhdojë punën në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Vlen të theksohet se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të hënën në mbrëmje në faqen e tij në Instagram ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti që drejton.

Burimet jozyrtare kanë thënë se arsyeja e dorëheqjes së Zarif ishin disa moskoordinime protokollit të zyrës së Presidencës së vend.