Asnjë fuqi trans-rajonale nuk mund të dëmtojë Iranin
Irani islamik është bërë fuqia e parë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe ka një ndikim në ekuacionet globale që asnjë fuqi ushtarake transrajonale nuk mund ta dëmtojë atë.
Këshilltari Special Liderit suprem të Revolucionit islamik gjeneral Sejed Jahja Safavi, vuri në dukje në Universitetin Imam Husein se Irani kurrë nuk ka qenë kërcënim për vendet muslimane. Ai vuri në dukje ndryshimet në sistemin ndërkombëtar dhe procesin progresiv të Revolucionit Islamik në këtë drejtim. Irani ka vendosur një hipotezë të re në shkollat politike dhe në ndërtimin e shtetit, në bazë të së cilës, pas 40 vjetësh, Republika Islamike e Iranit dhe Revolucioni Islamik kanë formuar Shkollën Islame të Rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore. Zyrtari i lartë ushtarak vuri në dukje karakteristikat e teorisë së rezistencës në fushën shkencore dhe praktike dhe shtoi: "Teoria e rezistencës është një teori e besueshme dhe riprodhuese, shkencërisht dhe praktikisht dhe e njëjta teori që është përdorur në Siri, Irak dhe Jemen, ku këto vende treguan aftësinë e tyre për të mposhtur aleancën amerikane, perëndimore-sioniste dhe aleancën arabe".