Ushtria iraniane do të demonstrojë armë të reja
Një komandant i lartë ushtarak iranian njoftoi se Forcat Tokësore të Ushtrisë së Iranit do të demonstrojnë pajisje të reja ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara, armë blindshpuese, dronë pa pilot dhe pajisje të luftës elektronike.
Duke folur për gazetarët në Teheran të hënën, komandanti i Forcave Tokësore të Armatës së Iranit, gjeneral brigade Kiomars Heidari tha se arritjet do të shfaqen gjatë një parade ushtarake të enjten me rastin e Ditës së Armatës Kombëtare. "Gjatë paradës, baza e Mbrojtjes Ajrore Khatam al-Enbija e Ushtrisë iraniane do të shfaqë edhe sistemin e mbrojtjes raketore S-300, raketat anti-ajrore me lëndë djegëse të ngurtë Sajad 2 dhe Sajad 3 të prodhuara në vend, radarë me rreze të shkurtër dhe me rreze të gjatë dhe sisteme të luftës elektronike", shtoi ai. Komandanti i lartë vuri në dukje se të enjten Ushtria iraniane gjithashtu do të përdorë avionët e saj Saekeh, Raad dhe Azarakhsh dhe do të kryejë operacione ajrore të furnizimit me karburant. Heidari tha se Irani ka arritur vetë-mjaftueshmërinë në teknologjinë e nevojshme për të prodhuar pajisje të blinduara dhe pajisje anti-blind, artileri, dronë dhe helikopterë. Republika Islamike pohon se fuqia ushtarake e saj nuk përbën kërcënim për vendet e tjera dhe përputhet me doktrinën e saj ushtarake mbrojtëse.