Gjeneral Safavi: Fuqia e Amerika do të shkojë drejt dekadencës
Këshilltari i lartë i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se fuqia e Amerikës dhe e Perëndimit në ekuacionet e botës islame do të shkojë drejt dekadencës.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gjeneral Jahja Rahim Safavi, këshilltari i lartë i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për të ardhmen e botës islame, në një prononcim për gazetarë, tha: "Amerikanët në strategjinë e tyre kundër vendeve islame do të përballen me disfatë".
Gjeneral Rahim Safavi shtoi: "Në bazë të konkludimeve që u arritën nga ekspertët e fushës së strategjisë, fuqia hegjemoniste e perëndimit nën drejtimin e Amerikës do të përballet me dështim dhe aktualisht po shkon drejt multilateralizmit në fushën e fuqisë, politikës dhe sigurisë.
Ish-komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi: "Shumë prej ekspertëve të strategjisë 50 vitet e ardhshme i parashikojnë në këtë mënyrë që fuqia e ardhshme në bazë të kulturës, ekonomisë dhe popullsisë nga perëndimi do të shkojë në lindje të botës".
Gjeneral Rahim Safavi theksoi: "Në lindje të botës dhe në kontinentin e Azisë janë tre vende të mëdha Kina, Rusia dhe India që nga aspekti i fuqisë ekonomike, do të bëhen fuqi superiore, ndërsa do të formohet edhe një pol i ri i fuqisë si një fuqia e botës islame duke poseduar kapacitete të mëdha të civilizimit, ekonomisë, kulturës dhe popullsisë".