Eragçi: Irani mjaftueshëm është treguar I vetëpërmbajtur në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87896-eragçi_irani_mjaftueshëm_është_treguar_i_vetëpërmbajtur_në_marrëveshjen_bërthamore
Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit duke përmendur pezullimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore kat hënë se Irani mjaftueshëm është vetëpërmbajtur në marrëveshjen bërthamore mirëpo Evropa nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2019 17:20 Europe/Tirane
  • Eragçi: Irani mjaftueshëm është treguar I vetëpërmbajtur në marrëveshjen bërthamore

Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit duke përmendur pezullimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore kat hënë se Irani mjaftueshëm është vetëpërmbajtur në marrëveshjen bërthamore mirëpo Evropa nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi.

Abas Eragçi zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me Richard Moore zëvendësin politik të ministrit të jashtëm të Anglisë dhe negociator i këtij vendi në marrëveshjen bërthamore tha: Evropa nuk duhet të neglizhojë kundrejt vullnetit të Iranit për uljen graduale të zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore. Eragçi gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të zotimeve nga palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore dhe të veprimeve konkrete të Evropës sidomos në sektorin e naftës dhe atë bankar. Richard Moore nga ana e tij përmendi zbatimin e zotimeve të Anglisë kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe përpjekjet për vënien në funksion të sistemit INSTEX dhe tha: Anglia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të plotësuar kërkesat e Iranit. Irani u ka dhënë 60 ditë afat kohë vendeve të tjera që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore që të zbatojnë konkretisht zotimet e tyre në këtë marrëveshje, sidomos ato në sektorin bankar dhe të naftës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mori vendim për uljen e zotimeve të Iranit në rezervat e uraniumit të pasuruar dhe ujit të rëdnë.