Zarif hedh poshtë ofertat boshe të SHBA për bisedime me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87940-zarif_hedh_poshtë_ofertat_boshe_të_shba_për_bisedime_me_iranin
Ministri i Jashtëm iranian përmes një mesazhi i ka kujtuar presidentit amerikan Donald Trump planet anti-iraniane të Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare John R. Bolton dhe talljen e SHBA për ofertën e negociatave boshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2019 15:35 Europe/Tirane
  • Zarif hedh poshtë ofertat boshe të SHBA për bisedime me Iranin

Ministri i Jashtëm iranian përmes një mesazhi i ka kujtuar presidentit amerikan Donald Trump planet anti-iraniane të Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare John R. Bolton dhe talljen e SHBA për ofertën e negociatave boshe.

Mohamed Xhevat Zarif në një postim të tij në Tuiter ka thënë se ofertat e SHBA për negociata janë boshe. Më parë, Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit duke përmendur pezullimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore kat hënë se Irani mjaftueshëm është vetëpërmbajtur në marrëveshjen bërthamore mirëpo Evropa nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Abas Eragçi zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me Richard Moore zëvendësin politik të ministrit të jashtëm të Anglisë dhe negociator i këtij vendi në marrëveshjen bërthamore tha: Evropa nuk duhet të neglizhojë kundrejt vullnetit të Iranit për uljen graduale të zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore.