Irani nuk është i interesuar për përshkallëzimin e tensioneve
I dërguari i Iranit në OKB tha të enjten se Teherani nuk është i interesuar për përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe për të hyrë në konflikt me ndonjë shtet tjetër.
"Ne nuk jemi të interesuar në përshkallëzimin e tensioneve në rajonin tonë, sepse nëse diçka shkon keq, të gjithë, duke përfshirë SHBA, Iranin dhe të gjitha vendet në rajon, do të humbasin", tha ambasadori i Iranit dhe Përfaqësuesi i Përhershëm në Kombet e Bashkuara Maxhid Takht-e Ravanchi. Ai i bëri këto deklarata në një intervistë ekskluzive me Radion Kombëtare Publike (NPR) të SHBA. I dërguari i Irani në OKB theksoi se Irani nuk është i interesuar për luftë apo planifikim për luftë dhe lufta nuk është një opsion për Iranin. Ai tha gjithashtu se 'në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo veprim kundër forcave, integritetit territorial dhe sovranitetit tonë'. "Jemi vigjilentë, po bëjmë çdo gjë të mundshme për të ulur tensionet në rajon, por për fat të keq ka njerëz të caktuar si në Uashington dhe në rajonin tonë që janë të interesuar për të përshkallëzuar tensionin dhe për të ndezur situatën në rajon", tha ambasadori iranian. Ai vuri në dukje se 'unë besoj, është në interesin e gjithsecilit për të parandaluar një ngjarje të tillë'.