Irani kërkon paqe në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88158-irani_kërkon_paqe_në_rajon
Ambasadori iranian në Spanjë tha se Irani ndjek politikën e vendosjes së paqes në rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2019 20:57 Europe/Tirane
  • Irani kërkon paqe në rajon

Ambasadori iranian në Spanjë tha se Irani ndjek politikën e vendosjes së paqes në rajon.

Irani ka kërkuar paqen në rajon që nga pushtimi i Afganistanit nga rusët dhe amerikanët në fillim të viteve 1980, tha ambasadori iranian në Spanjë Hasan Kashkavi gjatë një konference në Fakultetin e Gazetarisë të Universitetit 'Complutense' të Madridit. I dërguari iranian ka theksuar mbi rolin e Iranit në përpjekjet paqeruajtëse në Irak, Siri dhe Jemen. "Lufta, vrasja dhe shkatërrimi me të cilët po përballen popujt e Lindjes së Mesme, janë rezultat i politikave destruktive dhe veprimeve të autoriteteve amerikane", shtoi Kashkavi, duke theksuar se "pasojat e këtyre politikave kanë përfshirë edhe Evropën". Shefi i misionit iranian në Spanjë tha se vendi i tij kishte propozuar katër pika për të zgjidhur situatën në Jemen para bisedimeve të Stokholmit. Megjithatë, "Irani i ka mbështetur këto negociata", vuri në dukje Kashkavi.