Wilmots emërohet trajner i ri i Iranit
Belgu Marc Wilmots emërohet trajner i ri i ekipit kombëtar iranian të Futbollit. Bazuar në raportet e lëshuara nga disa media iraniane, presidenti i Federatës iraniane të futbollit Mehdi Taxh, konfirmoi nënshkrimin e Wilmots si trajner i ri i ekipit kombëtar.
Raportet gjithashtu thonë se Wilmots ka kërkuar një pagë vjetore prej 1.5 milion dollarë, së bashku me dy asistent trajnerë të zgjedhur prej tij. Ai do të jetë në Teheran së shpejti për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Ish-trajneri belg ndoqi Djajt e Kuq në Kupën Botërore 2014 në Brazil, si dhe në Kupën Evropeiane në 2016 në Francë. Wilmots do të zëvendësojë ish trajnerin portugez Carlos Queiroz, i cili ishte trajner i ekipit kombëtar iranian për 8 vjet.