Admiral Sajari: Nuk lejojmë askënd të shkelë ujërat territoriale të Iranit
(last modified Wed, 05 Jun 2019 19:00:24 GMT )
Qershor 05, 2019 21:00 Europe/Tirane
  • Admiral Sajari: Nuk lejojmë askënd të shkelë ujërat territoriale të Iranit

Zëvendësshefi i koordinimit i ushtrisë iraniane, admirali Amir Habibullah Sajari, foli për negociatat me Shtetet e Bashkuara duke thënë: "Dje, Lideri Suprem ju përgjigj autoriteteve amerikane. Amerikanët flasin shumë, por ne nuk do të mashtrohemi prej tyre. Ata me të gjitha truket synojnë që ne të kthehemi në tryezën e negociatave, duke na bërë të besojmë se ata mendojnë për ne".

"Kanë kaluar dyzet vjet që nga revolucioni islamik dhe ne i njohim ata shumë mirë. Amerikanët e treguan qartë fytyrën kohët e fundit, prandaj ne nuk kemi nevojë fare të negociojmë me Shtetet e Bashkuara ", tha admirali Amir Habibullah Sajari. Duke iu referuar fushatës dezinformuese të Uashingtonit kundër Iranit dhe pranisë së anijeve amerikane në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit, ai tha: "Amerikanët e dinë se prania e tyre në rajon është vetëm një burim i paqëndrueshmërisë. Ata thonë se duan të vendosin anijet e tyre në Gjirin Persik, por ata e kanë thënë atë për dyzet vjet. Ata kurrë nuk do të afrohen në kufijtë tanë. Ne nuk duam luftë. Megjithatë, nuk do të lejojmë që dikush të afrohet në kufijtë tanë detarë ".

 

Tags